Tanin: Për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut vendos OKB-ja, jo Kosova

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 12:58 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin, ka bërë me dije se për përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë vendos vetëm Këshilli i Sigurimit të OKB-së e jo Kosova.

 Këto komente ai i ka bërë pas takimit mbi dy orësh që e ka pasur me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Kombet e Bashkuara janë këtu për të ndihmuar Kosovën, për të ndihmuar popullin e Kosovës, komunitetet, ne kemi qenë këtu që nga fillimi dhe jemi këtu tani për të parë se si mund të punojmë më ngushtë se si mund t’i kontribuojmë paqes, stabilitetit, sigurisë, së bashku me anëtarët e tjerë internacional si KFOR-in EULEX-in.

“OKB-ja është një organizatë e cila i përket të gjitha shteteve anëtare e cila reprezenton humanitetin mbrojtjen e paqes dhe sigurisë e cila është arsyeja e ekzistencës së saj pas luftës së dytë botërore. Misioni i UNMIK-ut është vendim i Këshillit të Sigurimit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe ne do të jemi këtu për aq sa ky KS-ja dëshiron”, ka shtuar ai.

Me këtë rast kryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica ka thënë se ata nuk dinë asgjë për informacionin se Ministria e Punëve të Jashtme po kërkon përmbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Reçica ka thënë se për këtë gjë do të thirret në raportim, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Në të vërtetë UNMIK-u e ka rolin e tij sipas rezolutës 1244 i cili i përgjigjet drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të OKB-së dhe në kuadër të kësaj ne si komision parlamentar meqë e kemi obligim të merremi dhe të angazhohemi me politikat e jashtme është në kuadër të kompetencave dhe të mandatit tonë. Ne nuk kemi asgjë konkrete nga Ministria e Punëve të Jashtme, shpejt do ta thërrasim në raportim ministrin Hoxhaj dhe shpejt do ta marrim vesh sa janë reale dhe sa janë të vërteta”, tha ai.

 Ai tha se në takimin nuk është përmendur shumë rasti i deklaratave të Daut Haradinajt të cilat UNMIK-u i ka dënuar paraprakisht.
Reçica theksoi se vet Daut Haradinaj ka thënë se deklaratat e tij janë keqkuptuar dhe për këtë nuk është lënë hapësirë që të diskutojnë të tjerët. Ndërsa, anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Puhie Demaku, ka thënë se në takim ka ngritur çështjen e përmbylljes së punës së UNIMK-ut në Kosovë.

Të ngjashme