Të mërkurën raportohet për punën 100 ditëshe të Qeverisë

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 09:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e kabinetit qeveritar që të përgatisin raportet për prezantimin e punës në 100 ditshin e parë të qeverisjes.

Ai tha se pret nga ministrat që të mërkurën të paraqesin punët më të rëndësishme që janë bërë gjatë kësaj kohe, raporton Ekonomia Online.

“Të mërkurën që vjen janë 100 ditët e Qeverisë sonë do te prezantojmë një raport me punët më të mëdha të kryera. Iu kisha lut hidhja një sy shihni a po e gjeni veten, a jeni ju ata. Ky raportim është hera e parë që ndodh i këtillë. Veprime të 100 ditëshit që nga zyra e kryeministrit”.

“E kemi nderin t’ia prezantojmë popullit, Parlamentit të mërkurën e javës që vjen. Duhet ta dërgojmë këtë raport në shtyp, këtë raport t’ ia prezantojmë deputetëve, presidentit, kryeparlamentarit dhe qytetarëve të Kosovës”.

Të ngjashme