Tërmkolli: Serbia po vazhdon të bëjë agresion dhe ta sulmojë Kosovën

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 18:09 | Nga

Deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se me arrestimin e Nehat Thaçit nuk kemi pasur shumë informata.

Ajo ka shtuar se Serbia po vazhdon të bëjë agresion ndaj Kosovës.

“Është brengosëse Serbia po vazhdon të bëjë agresion dhe ta sulmojë Kosovën në tëra anët, ju ka mbetur vetëm edhe një sulm i armatosur”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka thënë se nuk po e kupton qasjen e Bashkimit Evropian karshi këtij rasti, duke thënë se deri më tani BE-ja nuk ka bërë asnjë reagim.

Tërmkolli i ka quajtur bisedimet me Serbinë pallavra duke thënë se nga këto bisedime Serbia po fiton gjithçka.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që t’i dalin zot vendit ose përndryshe të japin dorëheqje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme