Teuta Rugova arrin në Vjenë me ‘Ekipin lobues’ përkundër kundërshtimit të LDK-së

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 17:22 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me një grup deputetësh, janë nisur për në Austri ku do të lobojnë që Kosovës t’i hiqen vizat.

Në Vjenë, bashkë me ta pak më parë ka arrit edhe deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, njofton Klan Kosova.

Kjo shihet nga fotografitë që ka siguruar Klan Kosova në momentin e arritjes së Rugovës dhe deputetëve tjerë në kryeqytetin austriak.

Ajo ka udhëtuar bashkë me kolegët tjerë deputetë, përkundër se partia pjesë e së cilës është, ka kundërshtuar turin lobues, duke thënë se nuk do të bëhen pjesë e tij.

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues – turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla”, ka thënë ndër të tjera, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare”, ka shtuar ai, duke thënë se udhëtimet e tilla janë vetëm shpenzim i buxhetit të shtetit.

Përkundër distancimit të partisë, Rugova, nuk është zmbrapsur së udhëtuari për në Vjenë.

Deputetja, Rugova, edhe më parë ka vepruar kundër partisë së saj, kur në njërën prej seancave të kuvendit Kishte ngritur dorën pro shtyrjes së seancës me kërkesën e PAN-it, gjë të cilën e kishin kundërshtuar të gjithë deputetët tjerë të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme