Thaçi: Ballkani ka nevojë për vëmendje më të madhe nga SHBA e BE

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:23 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “BILD Zeitung”, ka thënë se koha e dominimeve në Ballkan ka përfunduar.

Ai ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do të lejojë realizimin e skenarëve të Serbisë, të cilët në të gjitha mënyrat po kërkojnë destabilizimin e vendit.

“Treni ilegal propagandues është vetëm një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Këto dhe provokimet e radhës të Serbisë janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për të ndarë një pjesë të Kosovës. Pra një lloj modeli i Krimesë. Por, kjo kurrë nuk do të ndodhë”, ka paralajmëruar ai.

I pyetur nëse ka informacione që dëshmojnë se Serbia synon ndarjen e Kosovës, Thaçi ka thënë se Serbia, përkundër marrëveshjes në Bruksel, është duke mbështetur politikisht dhe financiarisht strukturat ilegale dhe paralele në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se Qeveria në Beograd vazhdon të kërcënojë serbët e Kosovës për të mos u integruar në institucionet tona. Thaçi në fund ka theksuar se Ballkani ka nevojë për një vëmendje më të madhe të SHBA-së dhe të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme