Thaçi: Bllokimi i rrugëve, bllokon Kosovën në botë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 12:42 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me bllokimin e rrugëve brenda Kosovës, asaj i bllokohen rrugët në botë.

“Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime”.

“Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tone”.

“Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar”.

Ky reagim i Thaçit ka ardhur pasi gjatë ditës shumë rrugë nëpër Kosovë janë bllokuar në mënyrë që të mos lejohen serbët të shkojnë në Leposaviq, atje ku është paralajmëruar të mbahet fushatë për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme