Thaçi: Demarkacioni çështje e brendshme politike e Kosovës

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 15:53 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është më çështje në mes shteteve, por është çështje e brendshme politike në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kosova e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, e që sipas tij, kjo është në interes strategjik për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente ai i ka bërë në Samitin e dyditorë të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të shteteve të Evropës, që po mbahet në Prishtinë, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Po punojmë maksimalisht që edhe për Kosovën të ndodh liberalizimi i vizave, dua, shpresoj dhe besoj që Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë e kemi konfirmimin e BE së se edhe Brukseli do të lëvizë menjëherë drejt vendimit për liberalizimin  vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje tanimë e hapur ndërshtetërore Kosovë-Mali i zi, kemi raporte të shkëlqyera me Podgoricën , por kjo është një çështje e politikës së brendshme në Kosovë. Si shtet i ri jemi të përcaktuar që e ardhmja jonë është në NATO dhe BE“, ka theksuar Thaçi.

Të ngjashme