Thaçi: Djegia e flamurit turk, veprim i improvizuar për të dëmtuar relacionet me Turqinë

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 12:52 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar djegien e flamurit turk dje diku në Kosovë. Në konferencën e sotme për medie, Thaçi ka thënë se ky veprim është i improvizuar dhe është bërë për të dëmtuar raportet e Kosovës me Turqinë, raporton Ekonomia Online.

“Djegia e flamurit është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm. Ata individë s’mund të identifikohen si simpatizues të një individi apo grupi. Kam dëgjuar që ka qenë një rast i improvizuar për të dëmtuar relacionet, është informacion i saktë nga institucionet e sigurisë”.

I pyetur se a do të dekretojë Gjergj Dedajn për ambasador në Maqedoni, pas deklaratave të tij kundër Turqisë dhe Serbisë, Thaçi është shprehur se i respekton procedurat e institucioneve, duke nënkuptuar se do të bëjë një gjë të tillë, raporton EO.

“Sa i përket emërimeve apo jo emërimeve. Shqetesimet prej të gjithëve i dëgjoj, respektoj aspektin procedural të institucioneve dhe i lëvizi gjerat përpara”.

Dedaj, para disa ditësh përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur “shtriga të Ballkanit” Turqinë dhe Serbinë, duke nxitur regime të shumta, sidomos nga deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme