Thaçi e Vuçiq sot vazhdojnë dialogun në Bruksel

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 09:28 | Nga

Presidentët e Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, takohen sot pasdite, në Bruksel. Ky do të jetë takimi i sivjetshëm i parë në nivel të lartë midis dy vendeve.

Takimi, sipas burimeve nga Brukseli, organizohet nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Sipas ftesës që u është dërguar presidentëve të Kosovës e të Serbisë theksohet se më 23 mars do të bisedohet për “fazën e dialogut që ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës” e po ashtu “do të shqyrtohet puna që është në vijim rreth vënies në jetë të marrëveshjeve ekzistuese”.

Presidenti Thaçi dje njoftoi se gjendet në SHBA për t’u koordinuar për dialogun me Serbinë.

Më herët kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu kishte qenë në SHBA dhe nga atje kishte deklaruar zhgënjimin e vet me qëndrimin e palëkundur të Perëndimit për përkrahje të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë javës u spekulua se Thaçi e Vuçiq kishin pasur një darkë të fshehtë në Paris dhe se ata po ashtu kanë zhvilluar një takim në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme