Thaçi e zgjati bllokadën e Kushtetueses

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 08:30 | Nga

Nga 16 qershori i këtij viti Gjykata Kushtetuese është bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, më 6 korrik kanë përfunduar procedurat për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Kushtetueses nga ana e Kuvendit të Kosovës, të cilët presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk i ka dekretuar për ta mundësuar kështu zhbllokimin e punës së gardianes së Kushtetutës.

Më 18 maj Kuvendi i Kosovë ka zgjedhur për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban nga komuniteti serb dhe Bajram Ljatifin nga komunitetet joshumicë. Ndërsa më 6 korrik janë zgjedhur edhe tre gjyqtarë tjerë: Safet Hoxha, Nexhmi Rexhepi dhe Remzie Istrefi-Peçi.

Por pavarësisht kësaj presidenti Hashim Thaçi nuk i ka dekretuar ata duke bërë që Gjykata të mbetet jofunksionale pasi aktualisht ka vetëm katër gjyqtarë, ndërsa për të pasur kuorum për vendimmarrje nevojiten së paku shtatë anëtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme