Thaçi falënderon eurodeputetët

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 11:20 | Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të cilët kanë miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Miratimi i propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian është edhe një dëshmi tjetër e përkrahjes dhe e gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje ka thënë se ky është moment i ri dhe historik për Kosovën.

“I falënderoj eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arriturave tona.
Tani është radha që pa vonesë të veprojmë dhe t’i marrim vendimet ne si Kosovë. E ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme