Thaçi e uron Vuçiqin për zgjedhjen president, dakordohen për dialog

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 16:03 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi në Facebook ka shkruar se e ka uruar presidentin serb për zgjedhjen në postin e ri, dhe janë dakorduar për vazhdimin e dialogut.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re.

Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme