Thaçi jotransparent në dialog me Serbinë, mendojnë 27 % e qytetarëve

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 14:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e sondazhit të katërt për fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi-këndvështrimi i qytetarëve.

Jeta Krasniqi nga Instituti i Demokratik i Kosovës (KDI) ka paraqitur të gjeturat e sondazhit. Dialogu Kosovë Serbi i filluar në vitin 2011, ka hyrë në fazën e fundit, duke kaluar në nivel presidentësh.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq janë takuar disa herë e sipas përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor.

Por qytetarët nuk presin që presidenti të jetë transparent dhe të përmirësoj nivelin e dialogut, raporton Ekonomia Online.

27 për qind e qytetarëve, thonë se Thaçi nuk do të garantoj gjithëpërfshirje dhe transparencë në dialog me Serbinë.

“Në pyetjen se fare roli duhet të ketë Presidenti Thaçi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi? 33% e qytetarëve thonë që nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë, kurse 27% thonë që nuk do të ketë transparencë dhe nuk do të përmirësoj nivelin e bisedimeve”.

Kurse sa i përket rolit të Kuvendit, 48 për qind qytetarët thonë se Kuvendi duhet te kërkoj raportim nga grupi negociator para dhe pas fazës së dialogut.

Kurse në pyetjen se a mendoni se BE duhet të bëhet garantues për këtë proces dailogimi duke vendosur sanksione për palët që nuk i zbatojnë marrëveshjet, 76%  e qytetarëve e kanë dhënë përgjigje pozitive.

71% thonë se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e luftës, raporton EO.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme