Thaçi kërkon përkushtim për funksionim të mirëfilltë në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 10:38 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit është hap i rëndësishëm për funksiononim e një shtetit ligjor, raporton Ekonomia Online.

Këto komente i pari i shtetit i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ka filluar  procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ai ka kërkuar përkushtim nga të gjitha institucionet që të jenë në krye të detyrës sa i përket sundimit të ligji.

“Realiteti juridik dhe politik i Kosovës është realizim i ëndrrave të kamotshme. Republikane Kosovës është shtet demokratik. Sot jam i nderuar që ju drejtohem juve. Sundimi i ligjit është obligim kushtetues se çdo qytetar është i barabartë”.

“Tani synojmë anëtarësimin e shtetit tonë në Bashkimin Evropian, që do të përmbyllë këtë aspiratë.

“Përmes këtij procesi, institucionet e Kosovës dëshmojnë aftësinë dhe vullnetin për t’i ofruar qytetarëve një sistem funksional, transparent e mbi të gjitha efikas të sundimit të ligjit. Andaj, unë sot ofroj mbështetjen time të plotë për Rishikimin e Sektorit të Sundimit të Ligjit”

Institucionet e Kosovës po marrin përgjegjësitë e plota në sektorët më të ndjeshëm shtetëror. Ky është rezultat i pjekurisë institucionale dhe kapaciteteve profesionale të cilat me sakrificë u krijuan për të ndërtuar vendin tonë”.

Të ngjashme