Thaçi komenton fushatën: Unë i realizoja premtimet

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 23:36 | Nga

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka kujtuar kohën e tij sa ishte kryeministër e sa bënte ende fushata.

Ai tha se premtimet që i ka bërë në kohën e tij si kandidat për kryeministër dhe lider partie i realizonte gjithmonë.

I pari i shtetit edhe ka vënë në projeksion premtimet e kandidatëve për kryeministër në raport me premtimet e dikurshme të tij, për ta pasuar me komente për rrugën e Kosovës pas zgjedhjeve.

“Të gjithë mund ta pyesin veten: atë që unë e pata premtuar për rritje pagash, a e kam realizuar apo jo? Tash jam duke u takuar me qytetarët për t’i thirrur të dalin në zgjedhje në numër sa më të shumtë. Sa i përket premtimeve zgjedhore, është në përgjegjësi të liderëve nëse atë që premtojnë do ta realizojnë”.

“Kosova i ka obligimet e veta si shtet: themelimi i ushtrisë, sa më shpejt që është e mundur dhe në të njëjtën kohë duhet përmbyllur procesi i liberalizimit të vizave. Dermarkacioni duhet të përmbyllet si rrjedhojë e një bashkëpunimi të spektrit politik. Dhe duhet të vazhdohet me reformat në ekonomi, politikë, rend dhe ligj”.

Thaçi: Më mirë për të tjerët që nuk garova në këto zgjedhje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar çështjen e medieve për kohën e procesit zgjedhor.

Sipas tij roli i mediave në kohën ndaj zgjedhjeve është i pazëvendësueshëm, derisa shton se nuk ndjen aq nostalgji që nuk është kësaj radhe pjesë e garës zgjedhore, njofton Klan Kosova.

Në Analizën Zgjedhore të Baton Haxhiut, Presidenti Thaçi tha se mospjesëmarrja e tij në garë për zgjedhjet e parakohshme që do mbahen më 11 qershor, është një mundësi e mirë për të tjerët.

”Nuk është e imja të analizojë mediet. Roli i medieve është i pazëvendësueshëm në këtë proces. Më vjen mirë që ka kaq shumë media në ditët e sotme, ku secili ka mundësi të jep opinionin”.

”Nuk besoj që ka të ankohet dikush në Kosovë se s’ka ku të flet. Nuk kam nostalgji. Jam maksimalisht i koncentruar të kryej plotësisht mandatin tim politik”.

”Mendoj që është një vedisim i skenës politike. Është konkurrencë e ideve të ndryshme politike. Mirë është për shumë të tjerë që nuk jam në garë për këto zgjedhje”.

”Sprova e parë për këtë vit është organizimi i mirë i këtyre zgjedhjeve”.

”Ka qenë vullnet i shumicës partive politike të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Për mua çdo lider politike që komunikon me qytetarë e fiton një respekt të lartë. Një lider politik që nuk komunikon me qytetarë, nuk del mirë”.

”Komunikimi me qytetarë nuk shkruan askund që i ndalohet presidentit. Do të vazhdojë që edhe në ditët e ardhshme javët e ardhshme, të komunikojë me qytetarët. Nuk shkruan askund që Presidenti duhet të rrijë i mbyllur në zyrë”.

”Do të vazhdojmë punën tonë. Reagimet që mund të paraqiten aty këtu, i kuptoj por duhet të jepen në mënyrë të matur. Nuk jam pjesë e garës por jam pjesë e fuqishme e thirrjes për dalje masive në këto zgjedhje”, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme