Thaçi: Komuniteti kosovar pjesë e suksesit multikulturor në Kanada

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 11:21 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është në Kosovë për të kryer obligimin e tij qytetar në zgjedhjet e sotme.

Mirëpo, ai është prite në mënyrë të veçantë nga komuniteti kosovar në Halifax të Kandadas.

Thaçi ka thënë se komuniteti kosovar atje tashmë është pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë.

“Komuniteti i mrekullueshëm kosovar në Halifax të Kanadasë, më nderoi me një pritje të veçantë. Ata tashmë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë. Secili prej tyre kontribuon përditë në jetën shoqërore, derisa si komunitet me krenari përfaqësojnë dhe përkrahin kudo që mundën kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme