Thaçi: Kosova është ndërtuar mbi parimet e barazisë gjinore

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 12:37 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parimet gjinore, barazisë mes gruas dhe burrit si dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore” organizuar nga Qendra Kosova për Studime Gjinore, raporton Ekonomia Online.

“Këto vlera janë të përjetësuara në Kushtetutën e Kosovës ku populli i Kosovës është i  vendosur të ndërtojë një shtet të qytetarëve të barabartë. Barazia gjinore nuk është diçka e sajuar nga dëshira por e sanksionuar nga aktet ligjore”, ka shtuar kreu i shtetit.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se ndonëse ekzistojnë ligje për barazi gjinore në praktikë nuk ka gjetur ndonjë zbatim.

Sipas tij, barazia gjinore është një parakusht i rëndësishëm për realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se janë munduar që të inkurajojnë subjektet politike për rritje të dhënies së hapësirës për të kandiduar gratë në pozitat vendimmarrëse kjo gjë nuk është ka shënuar ndonjë rritje.

“Përfaqësuesit e subjekteve politike u besojnë më shumë meshkujve sesa femrave, u besojnë më shumë muskujve sesa gjinisë së bukur… Nuk e kemi asnjë grua si kryetare të komunave, por kjo ka qenë dëshira e votuesve”, tha ajo.

Daka tha se prania e grave në vendimmarrje është kusht thelbësor, jo vetëm për të siguruar përmirësimin e politikave miqësore për gratë, por edhe realizimin e një prej parimeve bazë të demokracisë.

E shqetësuar me pjesëmarrjen e grave në pozita vendimmarrëse ishte edhe drejtoresha e Institutit për Studime të Avancuar, Nora Latifi-Jashari.

“Në Kosovë vetëm 44% e grave janë të punësuara në arsim, ndërsa në ndërmarrje publike vetëm 12%”, tha ajo.

Ajo ka vlerësuar se Kosova po e krijon traditën e saj në promovimin e barazisë gjinore duke përmirësuar legjislacionin kombëtar për barazi gjinore, por përkundër kësaj të arriture Ligji për Barazi Gjinore që parasheh që të paktën 50% e punëve në sektorin publik në të gjitha nivelet t’i kryejnë gratë nuk po respektohet.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Përmirësimi i llogaridhënies për barazinë gjinore në vendimmarrje”, i cili është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Të ngjashme