Thaçi: Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 20:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ka theksuar se Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përpjekjet e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane”.

“Sot, Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme