Thaçi: Kosova synon të jetë pjesë e familjes euroatlantike

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se Kosova synon të jetë pjesë e familjes euroatlantike.

“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike”.

“Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake. Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

thaci1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme