Thaçi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të kalojë nëpër institucionet e Kosovës (Live)

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 10:21 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, tha se me Serbinë na presim bisedime të vështira, ngase të dyja shtete duhet që të arrijnë marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse.

Këto komente ai i bëri disa ditë para se do të takohet të dielën në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Për këtë takim që është bërë me ftesë të përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, Thaçi ka folur sot para medieve, raporton Ekonomia Online.

“Na presim bisedime të rënda të vështira, ngase na pret marrëveshje historik dhe gjithëpërfshirës. Arritja e kësaj marrëveshje është e domosdoshme për anëtarësim në BE e NATO”.

Thaçi tha se takimi në Bruksel ka qëllim për të intensifikuar procesin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ky është takimi i parë në fazën finale të dialogut.  Për fazën e fundit të dialogut të nisur në vitin 2012, ai u shpreh i bindur se Kosova ka marrë përkrahjen e ShBA-së, por edhe të shteteve anëtare të BE-së.

“Në këtë fazë do të kemi mbështetjen e ShBA që janë të interesuar për arritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe shtetet e BE-së janë të interesuar që të arrihet kjo marrëveshje për integrim të të dy shteteve në BE”.

“Marrëveshja përfundimtare obligative për të dyja palët. Kosova nuk ka çka t’i frikësohet dialogut dhe epilogut të tij”.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë, do të kalojë nëpër institucionet e Kosovës

Sipas kreut të shtetit marrëveshja përfundimtare do të kalojë nëpër institucione dhe ato do të vendosin a do ta ratifikojnë apo jo.

“Kosova në asnjë rrethanë nuk mund të refuzojë dialogun, jam i gatshëm për të trajtuar të gjitha idetë dhe propozimet që do të bëhen në takime të përbashkëta, si politikë si shoqëri, për tu përballur me sprovën që na pret tash e tutje”.

“Dua t’i siguroj qytetarët se procesi do të jetë transparent, do të mbrojë interesin e Kosovës siç kam bërë gjithë jetën time”.

“Dialogu do të udhëhiqet në mënyrë institucional të përgjegjshme dhe transparente. Edhe marrëveshje eventuale përfundimet do kalon në institucione dhe do kalojë në Kuvend”.

Kur foli për përfshirjen e opozitës në dialogun Prishtinë-Beograd, ai tha se në këtë fazë duhet që të tejkalohen interesat partiake.

Ai tha se ka biseduar me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me vazhdimin e dialogut, raporton EO.

“Mirëpres takimet e liderëve politik kam përvojë në lider politik. Kosova është me institucione kredibile, legjitime që kanë dal nga vota e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, roli dhe funksioni i institucioneve është i pa zëvendësueshëm, por në interes madhore pavarësisht pozicionit se kush është në qeveri, vlerësoj se ka hapësirë për të punuar bashkërisht”.

“Kam biseduar me kryeministrin krye parlamentarin edhe me krerët e koalicionit, që të kemi një unitet të diskutojmë gjërat bashkërisht. Kjo eviton veç keqkuptim sa i përket transparencës. Beteja me Serbinë nuk zhvillohet duke lënë anash dialogun por në tavolinë. Interesat madhore janë interes i gjithë qytetarëve pa dallime etnike”.

DREJTPËRDREJT – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbanë konferencë për medie, pas ftesës së përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takim të ri në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel presidentësh

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, June 20, 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-thote-me-serbine-do-te-diskutohet-edhe-per-demarkacionin-kerkon-qe-edhe-nato-te-perfshihet/

Të ngjashme