Thaçi, me vetiniciativë, e njofton Gjukanoviqin për bisedimet me Vuçiqin

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 17:19 | Nga

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot në bisedën me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit e të Prishtinës që të gjejnë zgjidhje paqësore për Kosovën përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së.

Takimin e sotëm e ka iniciuar Thaçi me qëllimin që fqinjët t’i njohë me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe me planet e mëtejme, theksohet në kumtesën e kabinetit të Gjukanoviqit, përcjell FoNet.

Gjukanoviq e ka falënderuar për këtë iniciativë Thaçin dhe ka përshëndetur përpjekjet e dy vendeve për zgjidhje paqësore të problemeve.

Ai ka shtuar se është i bindur se të dy palët do të kenë para sysh që rezultati të jetë kontribut i fuqishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjes së tij për perspektivën evropiane.

Gjatë bisedave u fol edhe për nevojën e përparimit të mëtejmë të bashkëpunimit që është në dobi për të dy palët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme