Thaçi merr mbështetje edhe nga kongresmeni Turner

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 10:56 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po vazhdon vizitën në SHBA ka takuar edhe kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është kryesues i Asamblesë parlamentare të NATO-s.

Thaçi thotë se nga kongresmeni Turner u sigurua se SHBA-ja d otë vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Një takim frytdhënës pata edhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”.

Fotografia e Hashim Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme