Thaçi merr përkrahje nga Senati amerikan për Forcat e Armatosura

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mbrëmë është takuar edhe me Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, senatorin Bob Corker.
Presidenti Thaçi dhe senatori Corker kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam për nevojën për rol udhëheqës të ShBA-së në Kosovë dhe në rajon, sepse vonesat e Bashkimit Evropian po krijojnë vakum të cilin po e shfrytëzojnë aktorë të tjerë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatori Bob Corker, ka rikonfirmuar përkrahjen e ShBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ka shtuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Të ngjashme