Thaçi-Metës: Na jepni nënshtetësinë shqiptare të lëvizim lirshëm, BE po bën padrejtësi

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 12:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta, ka thënë se e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë është që Shqipëria tu jepe nënshtetësia shqiptare, shtetasve të Kosovë.

“Pasi demarkacionin është bërë kusht i domosdoshëm në të ardhmen e afërt unë nuk shoh ndonjë zgjidhje që mund të kaloj kjo marrëveshje, politika bllokuese e BE-së më shqyen që sot të lutem para shtetit të Shqipërisë duke respektuar ligjin e Kushtetutën e të dy shteteve të na japin nënshtetësi, pasi Evropa po bënë padrejtësi ndaj kosovarëve. E vetmja shpresë është Shqipëria”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi është i padrejtë.

“Ne besojmë që është e padrejtë që të kushtëzohet liberalizimi me çështjen e demarkacionit. Ekziston një problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, por me përgjegjshmëri do të tejkalohet. Është e domosdoshme që me shumë mençuri të kalohet çështja e demarkacionit se kjo është e rëndësishme jo vetëm për vizat, por edhe për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, ka thënë Meta.

“Theksoj domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi”, tha Meta, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Sa i përket pyetjes se kur mund kosovarët që të aplikojnë për pasaportën e Shqipërisë, Meta ka thënë se duhet të ketë të qartë perspektivën evropiane dhe pa dyshim e mirëkupto këtë kërkesë.

“Ne çdo ditë dëgjojmë edhe për ato çfarë bëjnë zyrtaret e partë, por natyrisht zgjidhja nuk është që të merret pasaporta shqiptare, por zgjidhja është tek kalimi i këtij problemi”.

“Jo nga mungesa e dëshirës sime personale apo institucioneve të Shqipërisë. Besoj që politika në Kosovë në një dialog edhe më aktiv me BE-në po edhe me Malin e Zi të zhbllokojë çështjen e demarkacionit, dhe perspektiven evropiane të Kosovës”.

Thaçi ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij karshi Gjykatës Speciale, raporton EO.

“Që të evitohen keqinterpretimet e qellimshme apo paqëllimshme. Kurrë nuk marr një vendim pa e menduar mirë në secilin aspekt, i tillë ka qenë edhe angazhimi im personal si përgjejgës i institucioneve, angazhimi dhe votimi në Kuvend me 2/3  e votave për themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk ka lëkundje në pozicionin tim, rikonfirmoj këtë pasi kemi bërë zgjedhjen më të mirë në kuadër të rrethanave”.

“Ne kemi pasur dy mundësi, që të dyja kanë qenë të vështira dhe të këqija, opsioni i parë ka qenë që Bashkësia Ndërkombëtare ka imponuar dhe kemi pranuar, Specialja të funksionojë me ligjet e Kosovës”.

“Mund të ketë diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por dua të potencoj se veprimi ka qenë i përgjegjshëm me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe afirmimit të bashkëpunimit me ShBA-në, shtetet tjera perëndimore dhe NATO-n”.

I pari i vendit tha se themelimi i kësaj Gjykate “nuk është perspektiva e vetme e Kosovës”.

“Jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë, shqetësimi im s’ka të bëjë më Specialen, por me gjendjen e rënduar të Kosovës dhe perespektivën në familjen euro-atlantike”.

Thaçi e ka komentuar bojkotimin që ambasadori britanik, Ruari O’Connell ia kishte bërë në një konferencë ku u diskutua për Gjykatën Speciale.

“As s’e kam vënë re që ka qenë brenda, e as kur ka dalë jashtë. Nëse ka dalë për punë të tij, është vendimi tij, por nëse ka dalë si rezultat i pakënaqësive në debat, është sjellje frustuese, fëmijërore dhe aspak diplomatike”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme