Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq drejt Nobelit, nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 09:07 | Nga

Zgjidhja e nyjës në mes të Kosovës dhe Serbisë, përveç për dy popujt do të ketë rëndësi personale edhe për presidentët e të dyja vendeve si dhe ndërmjetësuesen e këtij procesi.

Nëse pranvera e vitit 2019 sjell marrëveshjen e normalizimit të raporteve, Kosovë-Serbi, presidenti kosovar Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Shefja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini, do të dominohen për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan Danas, përcjell Klan Kosova.

Burime diplomatike kanë deklaruar kështu për gazetën serbe ku theksohet se hapi i parë i nominimit të Thaçit, është bërë me librin për të “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Të ngjashme