Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja bëhet më vështirë se lufta

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 11:13 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtarë të Paqes tha se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova e di se paqja bëhet më vështirë se lufta.

“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta. Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale. Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme