Thaçi në Holandë: Kosova është një rrëfim suksesi

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 18:27 | Nga

Me ftesë të Institutit holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ka mbajtur një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.

Sipas tij, Kosova është një rrëfim suksesi, por Kosova ka ende sfida të shumta, ashtu siç kanë edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi ka numëruar tri sfidat më të rëndësishme, ku së pari është përmbyllja e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është e hapur për të gjetur zgjidhje.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të dy shtetet e dijmë se duhet ta njohim njëri-tjetrin. BE-ja nuk do të na pranojë me probleme. Ne kemi nevojë për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. E di se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të dyja palët, dhe mbi të gjitha për Kosovën. Por jam i bindur se dialogu dhe marrëveshja janë e vetmja rrugë përpara”, ka shtuar ai.

Sfida e dytë sipas tij për Kosovën është ekonomike. Ai ka thënë se Kosova po vazhdon të shënojë rritje, por ka nevojë për të krijuar më shumë vende pune.

“Ne duhet të përqendrohemi në ekonominë e re dhe në mundësitë e reja. Nuk është e lehtë dhe ne ende duhet të bëjmë më shumë reforma strukturore”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se sfida e tretë ka të bëjë me integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, ku sipas tij, Kosova po punon në përmbushjen e kritereve demokratike në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

Presidenti Thaçi, pas ligjëratës ka bashkëbiseduar me përfaqësues të shtetit holandez, diplomatë, ambasadorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në prezantimin e librit biografik “New State, Modern Statesman”, me autorë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Prezantimi i librit është bërë në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”.

Image may contain: 4 people, people smiling

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme