Thaçi ngushëllon familjen Binishi

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 14:54 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook, ka ngushëlluar familjen Binishi, pas vdekjes së Visar Binishit.

Thaçi e ka kujtuar atë si një mik dhe punëtor të madh.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Visar Binishit, një mik dhe punëtor i madh. Ai kishte trashëguar të gjitha virtytet e babait, Rizait, kirurgut që shëroi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binishi”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme