Thaçi niset për në Bruksel, nesër takimi i delegacionit kosovar me Mogherinin

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 17:12 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel.

I pari i vendit do t’i prijë delegacionit kosovar në takimin e radhës në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhet nga të gjithë udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës – presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme