Thaçi nuk dëshiron “kufizime” në negociata

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 08:08 | Nga

Presidenca dhe Qeveria nuk kanë dhënë ende qëndrim rreth dokumentit të propozuar nga Partia Demokratike, në prag të takimit të radhës në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se propozimi i PDK-së për platformën e dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer presidentit Thaçi, për shkak se e kufizon atë në negociata. Sidomos përcaktimi i propozimit që Kosova të ketë vijat e kuqe, që pamundësojnë ndryshim kufijsh.

“Pozicioni negociues, që të mbështetej në pakon e Ahtisaarit dhe mendimin e GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë- është parë si pengesë në arritjen e një kompromisi me Vuçiqin”, ka thënë burimi i gazetës.

Në kuadër të diskutimeve rreth opsioneve të marrëveshjes përfundimtare, gazeta ka shkruar më herët se ato do të mundë të prekin edhe Kushtetutën, për shkak se kërkesat e serbëve shkojnë përtej Pakos së Ahtisaarit. Edhe Lista Serbe është duke kërkuar ndryshimin e ligjeve dhe të Kushtetutës për t’ia përshtatur Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme