Thaçi optimist për vizat pas bisedës telefonike me Hahnin

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:20 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Komisionerin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar në Twitter, presidenti Thaçi, transmeton televizioni publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme