Thaçi: Përkushtimi i ShBA-së për Kosovën është i përhershëm

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 10:53 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti Thaçi shkruan se përkushtimi i Amerikës dhe përkushtimi personal i zëvendëspresidentit Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i ShBA-së.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në jetën time, në kohë dhe rrethana të ndryshme, kam takuar shumë liderë botërorë. Por, padyshim, zëvendëspresidenti i ShBA-së, Joe Biden, për mua mbetet inspirim dhe modeli më i përkryer.

Ajo çfarë e bën të veçantë zëvendëspresidentin Biden, ndër të tjera është urtësia, mençuria dhe sinqeriteti i tij. I tillë ishte dhe ka qenë në të gjitha takimet që kam pasur përgjatë gjithë këtyre viteve. I tillë ishte edhe në takimin e sotëm.

Përkushtimi i Amerikës dhe përkushtimi personal i zëvendëspresidentit Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i ShBA-së.

Prandaj, jam i sigurt se ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re. Ndërsa, zëvendëspresidenti Biden dhe gjithë familja e tij, tani dhe përgjithmonë, Kosovën duhet ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre.

Ndjehem njeri me fat dhe krenar që vendi im mbështetet nga njerëz të tillë të jashtëzakonshëm si zëvendëspresidenti Biden. Le të mbetet e përjetshme dhe e bekuar kjo miqësi ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”.

Image may contain: 2 people, people sitting, living room and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, standing and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme