“Thaçi po i frikësohet burgut, e ka kthyer Kosovën në vitin 2007”

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka shkruar për opozitën kosovare, e cila i ka dërguar një letër kundërshtuese për ndarjen e Kosovës, shefes së politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini. “Shprehim pakënaqësinë e thellë me presidentin Hashim Thaçi, i cili nuk përfaqëson qytetarët dhe vepron kundër ligjit”, citon gazeta një pjesë të letrës.

Në letër, po ashtu theksohet, se ndryshimi eventual i kufijve do të kishte “domino efekt” në gjithë rajonin, gjë që do shpinte në destabilizim.

“Idetë e tilla më përpara janë hedhur nga nacionalistët në Serbi, të cilët provokuan luftë. Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme dhe tragjike”, thuhet në letrën e opozitës.

Kthim në vitin 2007

Shefi i opozitares Vetëvendosja, Albin Kurti, për “Der Standard” ka theksuar se “një pjesë e dëmeve tashmë veç është shkaktuar, sepse me propozimin e tij Thaçi e ka çuar Kosovën pas në vitin 2007, kur akoma nuk ishte shpallur pavarësia”.

Ai u dërgon sinjal edhe shteteve, të cilat nuk na kanë njohur, se kufijtë tanë diçka nuk përputhen dhe se duhet të ndryshohen. Kurti beson se ky propozim i presidentit vjen pasi “ai ka frikë nga burgu”.

Në fund Kurti sheh si opsion zgjedhjet e parakohshme dhe demonstrata.

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa principe”, thotë nacionalisti i majtë. “Fillimisht duhet ta vlerësojmë dialogun dhe marrëveshjet e tanishme”.

Njohja reciproke e diplomave nuk është aplikuar akoma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme