Thaçi pret Veselin, kompletimi i institucioneve e arritur demokratike

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 10:03 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takimin e parë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, pas rizgjedhjes së tij.

Në takim është folur për “prioritetet shtetërore”, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit. Mediet kanë mundur vetëm të marrin pamje nga takimi, ndërsa nuk ka pasur prononcime.

Presidenti Thaçi shprehu urimet më të mira për rizgjedhjen e kryetarit Veseli në krye të Kuvendit edhe për një mandat.

Ai theksoi se kompletimi i institucioneve kryesore të Kosovës, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është një e arritur demokratike.

Ishte mendim i përbashkët se Kosovën e presin punë dhe sfida të mëdha në çuarjen përpara të agjendës së zhvillimit ekonomik dhe të integrimit në institucionet euroatlantike.

Presidenti Thaçi pret në takim kryeparlamentarin Veseli

Presidenti Thaçi garantoi bashkëpunim dhe koordinim të agjendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi vendosmërinë për të punuar në drejtim të thellimit të reformave demokratike, në avancimin e legjislacionit në përputhje me interesat e Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit të subjekteve parlamentare.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kreun e Kuvendit Kadri Veselin. Pas takimit nuk pati deklarim për media.

Për atë se çka u bisedua në takim, nga zyrtarë e presidencës, u tha se informatat do të jepen përmes një komunikate për media.

Gjatë ditës presidenti do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Ky është takimi i parë i tre njerëzve që udhëheqin institucionet kryesore të Kosovës. Sot bëhet një javë qëkur u votua Veseli për të parin e Kuvendit, e 5 ditë për Haradinajn që u votua për në krye të ekzekutivit.

Veseli mori 62 vota të deputetëve e Haradinaj një më pak, 61 vota të mjaftueshme për marrë kreun e qeverisë.

Të ngjashme