Thaçi: Seanca do të thirret brenda afatit kushtetues

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 10:24 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

( I plotësuar)  Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit konsultues me koalicionin PAN dhe minoritetet jo serbe, ka thënë se seanca konstituive e kuvendit do të thirret shumë shpejt.

Ai ka bërë të ditur se kjo do të bëhet në koordnim me sekretariatin e kuvendit dhe brenda afateve kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

“Në përputhje me kompetncat e mia, shumë shpejt do të shpallim datën e mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit të Kosovës. Kjo do të ndodhë në konsultim me sekretaritin e kuvendit dhe në koordnim me afatet kushtetuese. Seanca do të thirret shumë shpejt”, ka thënë presidenti Thaçi.

PAN-i e siguron presidentin Thaçi se i ka numrat, kërkon thirrjen e seancës konstituive

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, u ka thënë përfaqësuesve të partive politike se duhet të koordinohen për të krijuar sa më parë një qeveri me orientin euro-atlantik.

“Rendi kushtetues, sundimi i ligjit lufta kundër korrupsionit, themelimi i asiociacionit, demarkacioni, diaologu me Serbinë duhet të jenë pikat kyçe të qeverisë së re ka”, thënë presidenti i Thaçi.

Palë Lekaj, ka thënë se AAK ka treguar gatishmëri për të gjitha proceset dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Kosovës i duhen institucione të mirëfillta në të mirë të qytetarëve. Na vjen keq që subjektet e tjera që nuk i kanë fituar zgjedhjet të mos bashkëpunojnë dhe po i shohin vetëm interesat e veta personale. Të respektohen afatet ligjore”, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka thënë se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë është në të mirë të vendit.

Ai e ka siguruar presidentin Thaçi, se PAN-i i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe se kur do që të thirret seanca janë të gatshëm të mbajnë atë.

“Ne mendojmë që i kemi numrat e nevojshëm qe të bëjmë konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë. Vendi ka nevojë për disa tema ndërkombëtare, siç është liberalizimi i vizave, demarkacioni, ushtria. Ne mendojmë si subjekte politike do të dalim me një program të mirë qeverisës i cili do sjell reforma në vend. PDK e mbështet një vendim të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

Valdete Barjami përfaqësuese nga NISMA, ka kërkuar ne emër të partisë se saj që Presidenti t’i jap dritën jeshile kuvendit.

“Administrata e Kuvendit ka punë më ketë proces për regjistrimin e deputetëve . Fundi kësaj jave do jetë e mirëpritur për këtë vendim”, ka thënë Bajrami.

Nis takimi i Thaçit me partitë politike, mungon LAA dhe Vetëvendosje

Ka nisur takimi me partitë politike i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor.

Në këtë takim kanë ardhur përfaqësuesit e PDK-së, Nisma-s për Kosovën, AAK-së, Partisë Liberale Serbe dhe minoriteteve tjera jo serbe, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa opozita e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Në këtë takim PDK-ja është përfaqësuar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, ndërsa AAK dhe Nisma janë përfaqësuar nga Palë Lekaj dhe Valdete Bajrami.

Të ngjashme