Thaçi: S’ka komb kosovar, vetëm identitet shtetëror

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 15:38 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një ligjëratë para studentëve në Tiranë ka thënë se nuk ka komb kosovar, por vetëm identitet shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin sociale Facebook shkruan se ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçarë shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, e as sot në liri.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Dje isha i ftuar si folës në forumin e organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës me studentë, akademikë dhe personalitete të shquara të Shqipërisë.

Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri.

Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen.

Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme