Thaçi takon Palmer: Kemi mbështetjen e ShBA-së për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 16:13 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë “То be Secure” ka zhvilluar takim me drejtorin për Evropë Qendrore dhe Jugore të ShBA-së, Matthew Palmer.

Për të vazhduar fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi kemi mbështetjen e fuqishme të ShBA-së, është shprehur Thaçi në takimin me Palmer.

“Në Forumin e Sigurisë “То be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të ShBA-së, Matthew Palmer.

Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga ShBA-të”.

Thaçi ka theksuar se Kosova edhe në këtë proces do ta ketë përkrahjen e ShBA-së, sikurse që kishte në çdo hap të rëndësishëm për vendin.

“Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme