Thaçi: Të fokusohemi te të dhënat, jo gojëdhënat, mosraportimi po ndikon në efikasitet

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 10:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në lansimin e projektit të parë “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC”, tha se rritja e transparencës së institucioneve dhe hapja e të dhënave nga to do të ndikojnë në arritjen e sukseseve të Kosovës.

Thaçi tha se hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverisë në vitet e fundit, raporton Ekonomia Online.

“Hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverisë së Kosovës në vitet e fundit. Të gjitha institucionet kanë bashkëpunuar që të rritet transparenca. Projekti i fondacionit të Mileniumit do të ndihmojë në hapjen e të dhënave të shoqërisë civile në biznes e në institucione të tjera.

“Nuk mund të thuhet se nuk është bërë punë e madhe nga shumë ministri, agjencione por mund të themi se kjo punë nuk është raportuar dhe shpesh ka munguar bashkëpunimi i sinqertë”.

Sipas presidentit, këtë vit do të punohet me të dhënat e papunësisë, arsimit dhe tregut të punës.

“Projekti i sfidave të hapjes së të dhënave synon të rritë këtë bashkëpunim të tregohen rezultatet aty ku ka të punohet që këto rezultatet të jenë të qasshme dhe transparente. Këtë vit do të punohet me të dhënat e papunësisë, arsimit e tregut të punës”.

“Unë kam shumë besim që nëse fokusohemi te të dhënat e jo te gojëdhënat, nëse punojmë me numrat dhe jo thashetheme do të arrijnë sukses më të madh si shoqërisë. Ndihma më e madhe që mund të ofrohet nga qytetari është që të jetë në dialog me ne të japë propozime dhe ide se si mund të vazhdojmë më tutje”, shtoi Thaçi.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/delawie-transparenca-menyra-e-mire-per-ta-luftuar-korrupsionin/

Të ngjashme