Thaçi tërheq dekorimin e 13 personaliteteve, mes tyre Qosja e Surroi

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 23:01 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nga 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, “të propozuar, por edhe të vetëpropozuar” për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10-Vjetorit të Pavarësisë, deri më tani ka shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar.

Burime nga Zyra e Presidentit kanë thënë për Ekonomia Online se në mesin e këtyre 13 personaliteteve është edhe akademiku Rexhep Qosja dhe publicisti Veton Surroi.

“Në presidencë kanë arritur shumë propozime nga qytetarë, organizata, OJQ. Edhe akademik Qosja dhe Surroi janë propozuar për medalje, por janë refuzuar në mënyrë kategorike nga Presidenti”, tha ky burim.

Presidenti Thaçi, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se e kupton frustrimin e disave, por sipas kritereve të tij, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.

“Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim. Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht”, ka paralajmëruar Thaçi.

Ditëve të fundit, disa personalitete publikisht kanë refuzuar dekoratën e Thaçit. “Në fakt, ata asnjëherë nuk ishin thirrur zyrtarisht nga Presidenca për t’u informuar lidhur me dekorimin apo mosdekorimin e tyre”, thotë ky zyrtar i afërt me zhvillimet.

Në fakt, më 16 shkurt, pra një ditë para datës së Pavarësisë, Zyra e Presidentit kishte shpërndarë për medie “Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë”.

Gjeni më poshtë listën, e cila tani duket se do të reduktohet:

 

Të ngjashme