Thaçi thërret partitë në takim për të caktuar seancën e Kuvendit

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 20:15 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend, në një takim konsultativ gjatë javës që vjen.

Arsyeja e këtij takimi, i cili do të mbahet ditën e hënë, është që të arrihet një marrëveshje për datën e mbajtjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Një gjë të tillë për Klan Kosova e ka konfirmuar këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj.

“Presidenca po e mban këtë takim në mënyrë që t’ju ofroj të gjitha partive politike një mundësi, që të tregojnë preferencat e tyre në lidhje me datën e mbajtjes së seancës konstituive” ka thënë Arifaj.

Tutje Arifaj bëri të ditur që ftesat janë gati dhe se do t’ju dërgohen të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në parlamentin e Kosovës, ditën mërkurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme