Thaçi: Thirrjeve të Serbisë për luftë u përgjigjemi me thirrje për paqe

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 16:58 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin.

Kreu i shtetit falënderoi ish-presidentin Topi për vizitën dhe për kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Jam dëshmitar i angazhimit tuaj personal për Kosovën. Shteti ynë dhe qytetarët tanë ju jemi përherë mirënjohës për kontributin tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Nga ana tjetër, ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha se është ndjerë mirë në çdo takim me presidentin Thaçi.

“Ju jeni shembull me përvojën tuaj në politikë. Ju përgëzoj për reagimin prej burrështetasi në çështjen e trenit”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të konsolidohet si shtet.

“Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe, dialog dhe integrime euroatlantike”, përfundoi presidenti Thaçi.

Bamir Topi 2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme