Thaçi ua ka dërguar tashmë ftesat partive politike (Dokument)

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 15:32 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ua ka dërguar ftesë partive politike për takimin konsultativ më datë 24 korrik.

Telegrafi ka arritur të siguroj ftesën dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Siç edhe thuhet në ftesën e bërë, takimi ka për qëllim diskutimin rreth mbajtjes së seancës së parë konstituive të Legjislacionit të VI, në Kuvendin e Kosovës.

Takimi do të mbahet në orën 10:00, përkatësisht në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, pa certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017. Takimi do të mbahet më 24 korrik 2017, nga ora 10.00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, salla C – 301”, thuhet në ftesën e dërguar nga presidenti Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme