Thaçi uron për ditën e librit në promovimin e biografisë së tij në Hagë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:40 | Nga

Autorët e librit “New State, Modern Statesman”, Roger Boys dhe Suzy Jagger kanë përzgjedhur pikërisht ditën ndërkombëtarë të librit për të prezantuar në Hagë autobiografinë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë promovim pritet të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor.

“Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme