Thaçi: Ushtrinë do ta kemi shumë shpejt

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 17:45 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi përgjatë kohës sa qëndroi sot në Rezallë, për të përkujtuar dëshmorët e lirisë dhe të kaluarën është deklaruar edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Me këtë rast Thaçi është shprehur i bindur se përpos anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtarë, shpejtë do të bëhet edhe Ushtria.

“Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejt në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e theksoj gjithçka që i vjen mirë Kosovës, buron nga sakrifica e martirëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, luftës që kemi zhvilluar”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu Thaçi ka shtuar se falë sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , fëmijët sot gëzojnë lirinë në vend./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme