Thaçi: Zgjedhjet e parakohshme më 11 ose 18 qershor

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 09:00 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ftesës së presidentit Thaçi për të diskutuar rreth përcaktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme nuk i është përgjigjur asnjë zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përpos LDK-së.

Megjithatë opozita ka vendosur të përfaqësohet në nivel më të ultë, jo atë të liderëve.

Në këtë takim, Presidenti ka theksuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, dhe jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.

“Në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur i gatshëm të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të suksesshme. Sipas tij, edhe zgjedhjet e ardhshme duhet të dëshmojmë këtë dhe të sigurojmë një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë.

Valdetet Daka ka thëne se KQZ do të organizoj zgjedhjet e parakohshme.

“Ftoj që të respektohet kushtetuta dhe ligji për zgjedhje. Sa i përket data  KQZ nuk e cakton datën”  ka thënë ajo.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredi Kuçi tha se PDK mendon që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor.

Pal Lekaj nga AAK-ja tha se kjo e fundit është e përkushtuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

“Si Aleancë ne kemi diskutuar dhe jemi pajtuar që data e zgjedhjeve të jetë 11 qershori por që vendi mos të humb kohë dhe të krijojmë sa më parë institucionet”, ka thënë ai.

Valdete Bajrami ka thënë se kanë kërkuar që të ketë zgjedhje sa më shpejtë dhe janë për datën 11 qershor.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, po ashtu tha se janë që data e zgjedhjeve të jetë 11 qershori.

Smajl Kurteshi nga VV tha se si VV mendojnë që zgjedhjet të jenë më 18 qershor.

Agim Bahtiri nga AKR-ja tha se mendojnë qe zgjedhjet të jenë më 11 qershor

Pas takimit konsultativ presidenti Hashim Thaçi ka thënë se si president në ditët e ardhshme do ta cakton datën e zgjedhjeve. Ai tha se do të jetë data 11 ose 18 qershor.

Të ngjashme