Themeluesi i degës së PDK-së në Klinë i bashkohet NISMA-s

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 17:23 | Nga

Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK’së, në Klinë, Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Në takimin që Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe kryetarin e degës së Nismës në Klinë, Naser Morina, tha se i bashkohet vizionit të NISMA-s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur.

Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike.

Po ashtu NISMA është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme