Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit për Legjislacion

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 12:35 | Nga

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Legjislacion.

Kjo pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ia ndali fjalën deputetit Frashër Krasniqi.

“Në orën 14:00, kam thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Legjislacion për shkak të arbitraritetit dhe shkeljes së Rregullores nga Kadri Veseli!”, ka shkruar në facebook Albulena Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme