Topalli reagon ndaj akuzave të Haxhiut lidhur me Projektligjin për referendum

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 17:11 | Nga

Albulena Haxhiu, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar Grupin e Deputetëve të Pavarur, për vjedhje lidhur me Projektligjin për referendum. I menjëhershëm për këtë çështje ka qenë reagimi i deputetit të dorëhequr nga VV, Faton Topalli.

Topalli fillimisht ka thënë që deputetët e Vetëvendosjes të mos shqetësohen lidhur për këtë çështje, duke shtuar se ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake. Ka thënë se është i frymëzuar nga Zvicra, atje ku ka jetuar kohë më parë.

“Mos u shqetësoni kot, ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake. Zvicra është njëri prej vendeve e cila më së shumti e përdor referendumin për t’i dhënë mundësi sovranit ta thotë fjalën e fundit. Për shkak që kam jetuar gjatë në këtë vend, sigurisht që ndjehem i ndikuar dhe i frymëzuar nga kjo formë e demokracisë direkt”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se për këtë Projektligj është angazhuar që të dërgohet në Kuvendi. Thotë se GPD ka përkrahur të gjitha projektligjet e VV-se dhe se edhe VV duhet ta bëjë të njëjtën gjë për ato që kanë interes të përbashkët.

“Jam angazhuar edhe personalisht që ky Projektligj të dërgohet në Kuvend dhe lidhur me këtë kam edhe prononcimi publike të cilat mund ti gjeni në ueb. Mendoj që ligji është shumë i nevojshëm dhe në interes të përgjithshëm të vendit. Ky duhet të jetë edhe interes i Lëvizjes Vetëvendose. Ne deri më tani i kemi mbështetur të gjitha iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Nuk ka asnjë arsye që në procedurën e ndryshimit të ligjit dhe përgatitjes për votim të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të interesuar për demokracinë direkte. Ligjet nuk kanë autorësi as personale e as partiake. Kush ka kohë le të merret me meritat, ne do të merremi me ligjin”.

Të ngjashme