Topalli: Vazhdojnë padrejtësitë ndaj punëtorëve të sigurimit në KEK

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 11:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e sigurimit në KEK po ballafaqohen ndër vite me padrejtësi të shumta në vendin e punës dhe problemet e tyre i tha në konferencë për media deputeti Faton Topalli.

Të gjithë punëtorët që kanë punuar në sektorin Mbrojtja dhe Siguria në KEK dhe kanë pasur kontrata valide, asnjëherë nuk janë larguar nga puna, por KEK-u nuk konsiderohet më punonjësi i tyre.  Me shuarjen e këtij sektori përbrenda KEK-ut, punëtorët janë bartur kompanive private të cilat do të kontraktoheshin për sigurimin e objekteve të KEK-ut.  Halli i punëtorëve është se nuk kanë kontrata pune as më kompanitë private si WDG, “Besa Security“ dhe së fundi “Security Code“.

KEK-u ka bërë një varg shkeljesh me 270 punëtorë  duke manipuluar me statusin e tyre. Numri i tyre është reduktuar ndër vite. Ata sot llogariten vetëm 170 punëtorë nga 170 sa kanë qenë. Po ashtu, janë detyruar të punojnë me rroga më të vogla. Shkelja tjetër është kthimi i tyre në punë sipas nevojave të KEK-ut . Në periudha të caktuara kohore, kur KEK-u nuk ka kontrata me kopani private për mbrojtje dhe siguri i trajtonte këta punonjësi si të tij. Ata herë marrin paga prej kompanive private herë prej KEK-ut (në periudhën 2012- 2013).

“Veprime të tilla nga ana e KEK- ut jo vetëm që shkelin të drejtat elementare të punëtorëve por janë edhe të jashtëligjshme. Edhe pse e drejta është në anën e tyre, kjo e drejtë asnjëherë nuk u realizua për këta punëtorë, përkundrazi ajo u mohua edhe nga institucionet që janë të thirrura ta zbatojnë të drejtën siç është gjykata“, tha Topalli.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, njëra prej kompanive private, WDG,  u ka mbetur punëtorëve rreth 1 milion euro borxh, duke inkasuar nga punëtorët dhe duke mos i paguar ato në Fondin për Kursimet pensionale.

“Ne e ftojmë Korporatën Energjetike të Kosovës tu njoh statusin e punëtorëve të KEK-ut të gjithë punonjësve të Sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Kërkojmë nga Inspektoriatin e punës që të merret me ankesat e punëtorëve , të kërkoj zbatimin e ligjit të punës dhe ta ndëshkoj KEK-un  për shkak të shkeljeve ligjore dhe trajtimin e padinjitetshëm të punëtorëve të tij“, përsëriti kërkesat e punëtorëve Topalli.

Gjykatën Themelore të Prishtinës duhet të  veprojë në raport me ligjin dhe të mos sjell vendime të jashtëligjshme si në rastin e Punëtorëve të KEK-ut duke u bërë në të njëjtën kohë vetë shkelëse e ligjit. Këtyre punëtorëve u është bërë padrejtësi dhe kjo duhet të rregullohet.

Të ngjashme