“Treni mund të mos jetë provokimi i fundit nga Serbia”

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 14:11 | Nga

 

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Agron Selimaj, ka raportuar për situatën e fundit para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas takimit kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, ka thënë para mediave se kanë marrë informacione nga kreu i AKI-së, Selimaj se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë.

Sipas Shalës, AKI dhe Policia e Kosovës janë duke bashkëpunuar ngushtë edhe në veriun e Kosovës.

Ndërkohë sa i përket provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, është thënë se këto provokime mund të mos jenë të fundit pasi që Serbia është shumë e interesuar ta destabilizojë Kosovën.

I pyetur se nëse institucionet kosovare reagojnë për shkatërrimin e murit në veri të Mitrovicës a do të ketë tensione, Shala ka thënë se do të mund të ketë provokime, por jo tensione të mëdha.

Sipas asaj që është thënë në këtë komision, del se Zvonko Veselinoviq është duke udhëhequr me strukturat paralele në veri të Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme